11 Dhjetor, 2017

Ia mori fitoren nga duart, Elhaida Dani reagon për herë të parë pas përfundimit të garës


Elhaida Dani këtë vit ishte pjesë e “Kënga Magjike” me “E ngrirë”, këngë e cila pati një pëlqim të madh nga publiku.

Në natën finale pas votimit të kolegëve të saj, Elhaida fitoi çmimin e kritikës si dhe vendin e dytë, ndërsa Anxhela Peristeri për shumë pak pikë diferencë rrëmbeu çmimin e parë.

Pak orë më parë Elhaida ka bërë një postim në Instagarm ku ka treguar se familjarët e saj kanë qenë kundër pjesëmarrjes në këtë festival. Po ashtu ajo ka shprehur mirënjohje për publikun dhe organizatorët e “KM”, me në krye Ardit Gjebrean.

4548778

Postimi i plotë i këngëtares:

“Të ngjitesha ne ate skene per mua ka qene nje pergjegjesi e madhe ! Ne fillim stafi dhe te afermit e mi ishin te gjithe kunder ksaj pjesmarrjeje ne KM. Me thonin qe po rrezikoja shume… Por une e dija qe kete kenge qe nje nate me kishte frymezuar te kompozoja doja ta kendoja ne nje skene te madhe Shqiptare ! Dhe nuk mund te jem me e lumtur se sa sot ! Kam marr nga ky festival me shume se sa cmime. Kam marr dashurine tuaj dhe sot ndihem akoma me afer jush qe me mbeshtesni prej vitesh !

Faleminderit @arditgjebrea per kete produksion te nje niveli shume te larte ! Faleminderit @aldonlipe qe personalizove performancen time deri ne detaje te akullta ! Faleminderit @darkodimitrov per orkestrimin dhe prodhimin e kesaj kenge! You are the best ! Faleminderit @pandastudio.ts sepse atje krijojme cdo dite bashke ! Faleminderit @frederikaartimartesor qe me krijove me kaq profesionalizem nje veper arti ku perlat personifikonin kristale akulli.

Faleminderit @miranda_dupi qe je gjithmone prane meje per cdo detaj ne lookun tim! Faleminderit @class_make_up @erjona_erol @monalizakasaj qe me beni te ndihem dhe dukem si princesh gjithmone me duart e tua te arta ! Faleminderit @orsolamema @class_photography_ qe prej vitesh me ndihmon të ruaj momentet me te bukura te mia me aparatin tend! Por mbi të gjitha faleminderit familjes sime qe me mbeshtet ne cdo hap #nomatterëhat dhe stafit tim ne te cilin besoj prej vitesh ! FALEMINDERITTTTTT ??❄️ #engrire #cmimiikritikes #cmimiidyte #kengamagjike2017”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al