Olta Gixhari publikon herë pas here foto me të birin, Amar, të cilit ende nuk ka vendosur t’ia zbulojë portretin.
Ditën e djeshme, aktorja doli jashtë në natyrë me Amar për të shijuar edhe rrezet e diellit, krahas së cilës shkroi: “Paqja ime”.
Mirëpo, ndjekësve nuk u ka shpëtuar një detaj: i vogli ishte pa çorape.
“Idjote, pa çorape bebi në këtë të ftohtë!”, ishte “kritika” që një ndjekëse i bëri.
Olta i është kundërpërgjigjur gjithë sportivitet, duke shkruar: “Shkruhet idiote se dua që të jesh e saktë”.
Amar erdhi në jetë në muajin gusht të vitit 2020 dhe vetëm pak kohë pas lindjes, Gixhari arriti të kthehej në super formë.
Gjatë shtatzënisë, aktorja u largua drejt Spanjës, për të qenë pranë bashkëshortit të saj.
Ndërsa aktualisht, së bashku me të birin, është kthyer në Shqipëri. Gjatë një interviste të dhënë më parë, ajo tregoi se e do shumë vendin e saj, por mundësitë për të ardhmen e Amar janë shumë herë më të larta në Spanjë, prandaj ende nuk e ka vendosur se ku do të qëndrojë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al