6 Mars, 2022

Ilir Shaqiri tenton të fusë të bijën në “showbiz”! Si e refuzoi Ylli Limani ftesën e bashkëpunimit me Emily


Ilir Shaqiri është rikthyer në Itali pasi triumfoi në “Big Brother”. Në rrjetet sociale, fituesi i edicionit të parë të “Big Brother” ka treguar edhe detajet e para nga rikthimi në shtëpinë e tij në Romë, që e la para më shumë se 4 muajsh.

ilir shaqiri emily ylli limani

Balerini ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm të mediave shqiptare, por edhe atyre italiane, që e kanë pasqyruar lajmin për fitoren e tij. Duke qenë se tashmë ai arriti çfarë dëshironte, balerini kërkon të fusë në rrugën e artit dhe të famës edhe të bijën.

ilir shaqiri emily

Kujtojmë se Emily në Itali prej kohësh merret me kërcim dhe muzikë, por babai i saj është “vënë në lëvizje” që e bija të nisë rrugën e artit edhe në Shqipëri. Iliri ka folur shpesh gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP” për talentin e vajzës së saj në këngë, duke kërkuar nga këngëtari i njohur Ylli Limani një bashkëpunim në muzikë.

ylli limani (1)

Ndërkohë, artisti ka dhënë përgjigjen e tij për herë të parë lidhur me këtë kërkesë, duke thënë se nuk ka asnjë gjë konkrete. Në një intervistë për “Top Albania Radio”, ai tha se do kishte pasur dëshirë të shkruante një këngë Emily, sepse në bashkëpunime është i vështirë.

ylli limani (4)

“I kam parë pamjet kur Ilirit ia vendosin këngën e gocës dhe normale që emocionohet se është baba. Edhe unë emocionohem. Ka një zë shumë të bukur. Për bashkëpunim nuk është se kemi diçka konkrete. Më shumë kisha pasur qejf të kisha autorësinë e këngës së saj. Unë dua ditë, javë, ndonjëherë edhe vite që të më bindë dikush të bashkëpunoj, sepse jam shumë tekanjoz dhe specifik. Unë krijoj rrallë për dikë tjetër, sepse nuk ndihem mirë. Ti shkruan diçka që të ka dalë nga shpirti dhe ia jep dikujt tjetri. Unë dua të jem në paqe me veten, sepse je duke i plotësuar dikujt ëndërr dhe duhet të kujdesesh për ta bërë sa më të bukur”, – tha ai.

ilir shaqiri

Mesa duket, Emilyt do t’i duhet shumë punë për t’u futur edhe në “showbiz”-in shqiptar. Pas “refuzimit” të Yllit, me gjasa të tjerë artistë do të pranonin të bashkëpunonin me vajzën e balerinit shqiptar.

ilir shaqiri emily emanuela (13)ilir shaqiri emily emanuela (11)ilir shaqiri emily emanuela (9)ilir shaqiri emily emanuela (8)ilir shaqiri emily emanuela (4)ilir shaqiri emily emanuela (5)ilir shaqiri emily emanuela (3)ilir shaqiri1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al