16 Mars, 2022

Ilir Shaqiri vijon me batutën e famshme/ Pas ironisë së Beatrix Ramosaj, vjen mesazhi tjetër


Ilir Shaqiri ka vazhduar ‘lojën’ që u hap mes tij dhe Beatrix Ramosaj natën që Maluma erdhi në vendin tonë.

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP” u ironizuan virtualisht, pas një shakaje që këngëtarja bëri në Instagram. Ajo postoi një foto në Instagram ku shihej e veshur me xhup jeshil dhe syze të bardha, njësoj si Maluma. Krah fotove ajo shkroi: “E ka bërë për mua”, duke risjell në vëmendje batutën e famshme të balerinit. Për ata që mund ta kenë harruar, kur ishte pjesë e formatit Iliri tha “E ka bërë për mua” kur dëgjoi këngën e re të Sabianit me titull “Tradhtare”.

Por fituesi i Big Brother VIP nuk e ka pritur edhe kaq mirë këtë shaka, duke iu përgjigjur me ironi në një postim në Instagram ku shkroi “Ja ta përkthej pak”, duke shtuar edhe emoji me syrin e mbyllur. (KLIKO)

Ndërkohë, ditën e sotme ai ka publikuar në Instastory foton e Sabianit dhe parashutës që ai i ka bërë kur ishte ende në reality-show duke shkruar: “E ka bërë për mua!”

Ky postim është interpretuar si ironi nga fansat pas situatës së ndodhur mes tij dhe Beatrix pak ditë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al