5 Nëntor, 2017

Iliri, doktori që i ka “xhan” të gjitha ministret


Ky është Ilir Pendavinji, deputet i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, nga qyteti i Korçës, me profesion mjek. Këtë të enjte, Iliri është parë në shoqërinë e dy ministreve, të cilave zoti Rama u ka besuar dy dikastere shumë të rëndësishme. Bëhet fjalë për ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Deputeti korçar ka folur për disa minuta me secilën prej tyre, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe gjestet e afeksionit, siç është dora në qafë, tipike e njerëzve babaxhanë, por që kanë njëfarë konfidence me bashkëbiseduesin. Ne e kemi thënë vazhdimisht që mes deputetëve socialistë ka një marrëdhënie më formale se ajo e punës. Nga mënyra se si sillen me njëri-tjetrin, duket që janë edhe shumë miq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al