28 Shtator, 2017

‘Ilva Tare bëhet baba’, lapsusi i Olti Currit që nxiti reagime


Lajmi për ardhjen në jetë të djalit të Ilva Tares dhe Eduart Selamit ishte një lajm i ëmbël , i cili gëzoi të gjithë miqtë e dashamirësit e gazetares së njohur dhe politikanit.

Menjëherë lajmi u përhap në mediat sociale ku të gjitha shkruan edhe mbi faktin se moderatorja e ‘Tonight’ nga transmetimi live mbrëmë duket se iku direkt e në sallën e lindjes. Por lajmin për ardhjen në jetë të Thomas e ka ndarë me ndjekësit e tij edhe Olti Curri, por lapsusi i opininistit i ka bërë të gjithë ta kritikojnë.

“Ilva Tare bëhet baba, ja emri i djalit”, shkruan Olti ndërsa komentuesit menjëherë ja kanë vënë në dukje gabimin.

Më vonë Olti e ka ndryshuar fjalinë dhe ka komentuar: “Lapsus nxitimi se jam rrugeve te Italise. Doja ta beja Eduart Selami nuk merr PD por behet baba, pastaj thash kush e njeh po bej Ilven edhe doli Ilva behet baba”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al