Pasi qëndroi në transmetim deri ditën e fundit të shtatzënisë, ndërsa në hollin e Ora News zhvillohej festa për 10 vjetorin, Ilva Tare e sfidon sërish çdo nënë dhe grua me paraqitjen e radhës.
Sot vetëm dy javë pas lindjes ajo është fotografuar në ambientet e një qendre tregtare dhe sikundër shikohet edhe nga fotoja është në formë mjaft të mirë fizike.
Ajo ka postuar në “Instastory” një foto. Me një stil të veçantë veshjeje, plot elegancë dhe ngjyra, nëna e dy fëmijëve duket në formë të mirë dhe energjike. Sigurisht që ky detaj i saj tregon se ajo pas lindjes do të jetë po aq aktive sa edhe gjatë shtatzënisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al