16 Shtator, 2024

Imazhi i “Dolce&Gabanna” diagnostikohet me kancer në vezore, modelja italiane: Ka qenë një javë e frikshme dhe plot dhimbje, por nuk mungon dashuria e shpresa!


Ylli e njohur si ‘fytyra’ e Dolce & Gabanna në disa prej fushatave të saj, ka zbuluar për fansat e saj sëmundjen e rëndë një ditë më parë (15 shtator). Ajo përmes disa fotove në spital shpjegoi se ka shkuar në urgjencë më 8 shtator pasi kishte shumë dhimbje në pjesën e poshtme të barkut.

Megjithatë, nëna e dy fëmijëve shfaqet optimiste për shëndetin e saj dhe nuk kanë munguar mesazhet mbështetëse e miqve të saj.

“Të dielën e kaluar zhvillova një kontroll në ER vetëm për të zbuluar se dhimbja në fundin e barkut ishte kancer ovarial i shkallës 3C. Ka qenë një javë e mbushur me frikë, dhimbje dhe lotë, por kryesisht me dashuri, shpresë, buzëqeshje dhe fuqi. Kam një udhëtim të gjatë përpara, por e di që do e mposht këtë gjë. Për veten time, të dashurit e mi (vajzat e mia janë në krye të listës) dhe për të gjithë ju që ju nevojitet fuqia, mund të merrni pak nga unë sepse kam shumë. Jeta ndodh ndaj jepi një arsye… Deri më tani, kanceri më ka dhënë mundësinë të gjej bukurinë në pengesat e jetës!”, shkruan modelja në postimin e saj në Instagram me foto nga spitali.

Bukuroshja italiane ka postuar foto nga ambientet e spitalit, teksa ka pozuar dhe me stafin mjekësor që përkujdeset për ‘të. Nuk kanë munguar buzëqeshjet nga ana e saj, si një simbol i fuqisë dhe si një shtysë për të tejkaluar këtë sëmundje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al