3 Maj, 2022

Incidenti gjatë xhirimit të filmit/ Aktori turk i nënshtrohet operacionit, ja si është gjendja e tij


Aktori turk Furkan Andıç ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë si pasojë e një incidenti në xhirimet e serialit “Black Board” ku ai luan rolin kryesor.  

Mediat turke shkruajnë se pas ndërhyrjes së parë në Edirne, ku ndodhi edhe incidenti, Andiç u dërgua në Stamboll dhe iu nënshtrua një operacioni.

Të njejtat media raportojnë se aktori përsoi një dëmtim në ligamentet e përparme në këmbën e tij të djathtë, si pasojë e një lëvizjeje të papritur të bërë nga ai teksa po përgatitej për në xhirim. Aktori është dërguar në spital pas ndërhyrjes së ekipeve mjekësore.

Producentja Süreyya Yaşar Önal dhe regjisori Ender Mihlar vizituan Furkan Andıç në spital pas operacinit që zgjati rreth 3 orë.

Producenti Önal ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram ku shkruan:

“Lëndimi i aktorit tonë Furkan Andiç, na pikëlloi ne dhe të gjithë fansat e tij si skuadër… Shpresoj që ai të shërohet sa më shpejt dhe të kthehet tek ne dhe në setin e tij. Shërohuni shpejt Furkan”.

Raportohet se Andiç është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas operacionit ka dalë nga spitali dhe është duke pushuar në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al