3 Mars, 2022

Incidenti i Arbana Osmanit/ Moderatorja publikon videon, por vëmendjen e mori këmisha e saj e grisur


Arbana Osmani së bashku me familjen e saj gjatë këtyre ditëve kanë udhëtuar drejt Maldiveve, ku duket se kanë nisur pushimet më herët se zakonisht.

Ajo ka ndarë me ndjekësit foto dhe video duke na treguar kështu “parajsën” ku ka qëndron këto ditë.

Ditën e djeshme, ajo publikoi në Instastory një video teksa po ecte, ku ranë në sy shapkat që kishte veshur.

Ato janë pjesë e koleksionit të ri të “Prada” që kapnin shifrën marramendëse prej 820 dollarësh.

Mirëpo, ditën e sotme ajo ka postuar sërish një video ku shfaqet e veshur me një fund dhe një këmishë të bardhë.

Ndjekësit kanë kapur menjëherë në një moment këmishën e saj të grisur të cilën moderatorja nuk e ka vënë re.

Si duket, ajo ka shpenzuar aq shumë para vetëm për shapkat, dhe nuk ka bërë të njëjtën gjë edhe me veshjet e tjera.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al