19 Prill, 2022

Incidenti mes Brad Pitt dhe djalit të tij Maddox/ Angelina Jolie padit FBI-në, ja arsyeja


Angelina Jolie do të padisë FBI-në për hetimet mbi incidentin e ndodhur mes Brad Pitt dhe djalit të tyre në avion vite më parë.

Jolie ka ngritur një padi anonime kundër Byrosë Federale të Hetimeve sipas Politico. Ajo me sa duket i ka kërkuar FBI-së që t’i dërgojë dokumente nga hetimi i tyre rreth ngjarjes së mësipërme, por pretendon se nuk ka marrë përgjigje… kështu që ajo po i padit ata për këtë gjë. Padinë aktorja e ka bërë si Jane Doe për arsye se “nuk do të ndikojë në privatësinë e fëmijëve”.

“Qëndrimi ynë është që viktimat dhe të mbijetuarit që kanë përjetuar ose raportuar diçka duhet të jenë në gjendje të kenë akses në të dhënat e FBI, siç është e zakonshme në nivel shtetëror, në mënyrë që ata të mund të marrin ndihmë për traumat dhe mbrojtje ligjore për fëmijët dhe veten e tyre. Klienti ynë ka kërkuar të dhëna për vite me rradhë dhe nuk ka marrë kështu që i është dashur të drejtohet në gjykatë për të marrë ato dokumente shumë të nevojshme.”- ka thënë avokatja e çështjes Amanda Kramer.

Në shtator të 2016-s, pati raportime se Pitt “iu hodh në fyt” Maddox pasi ky i fundit u përpoq të mbronte verbalisht të ëmën gjatë një grindjeje në avion. Ngjarja u tha se ndodhi gjatë një fluturimi me avion privat teksa ktheheshin nga Franca. Incidenti asokohe u hetua nga Departamenti i Shërbimit ndaj Fëmijëve dhe Familjes në Los Angeles dhe u pasua nga firmosja e dokumenteve të divorcit nga Angelina Jolie pak ditë më pas.

Në fund, FBI e mbylli çështjen dhe nuk pranoi të ngrejë ndonjë akuzë pasi ata thanë se nuk kishte mjaftueshëm prova për të ecur përpara.

Disa vite para se Brad Pitt dhe Angelina Jolie të konfirmonin zyrtarisht lidhjen e tyre në vitin 2006, aktorja adoptoi vogëlushin Maddox. Gjatë marrëdhënies së tyre 11-vjeçare, Brad Pitt e njohu Maddox si djalin e tij. Ish-çifti adoptoi edhe djalin Pax dhe vajzën Zahara, ndërsa bashkë sollën në jetë Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al