26 Shtator, 2017

Indinjohet Xheni e BB9, i vjedhin profilin e Instagramit


Menjëherë pas famës që fituan në edicionin e 9-të të Big Brother ata u vunë në qendër të vëmendjes.

Xheni dhe Benardi kanë deklaruar herë pas here se profilet e tyre zyrtare ja hakuar ose shumë profile janë hapur duke u paraqitur si të ishin profilet e tyre zyrtare.

I pari që u sulmua ishte Benardi. Por me sa duket tani synimi ishte Xheni. Ajo ka publikuar një foto ku duket mjaft e indinjuar dhe e mërzitur me një profil i cili poston foto të saj dhe hiqet sikur të ishte ajo.

Çifti jetëgjatë i BB9 , duket se përveç kësaj është duke jetuar një periudhë interesante dhe të lumtur, ndërsa çdo javë shfaqen me performancat e tyre të kërcimit në ‘Dance with me’.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al