Në sallën e Universtitetit të Arteve në 70 -vjetorin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë është organizuar një event, si një simbolikë e kthimit pas në kohë për të vijuar traditën e mirë të përgatitjes së talenteve të rinj nga kjo Qendër.
Eventi ishte organizuar edhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ku u nderuan me disa çmime emra të mëdhenj të skenës, mes tyre edhe kompozitori Aleksandër Lalo i cili u nda nga jeta vetëm pak kohë më parë. Por sigurisht në këtë ceremoni në kujtim të muzikës së vërtetë shqiptare ndër performancat më të veçanta ishte ajo e sopranos me famë botërore Inva Mula, e cila këngën e gjyshes e këndoi bashkë me vajzën e saj Nina dhe këngëtaren e vogël Ana Kodra duke sjellë shumë emocione tek të pranishmit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al