8 Shtator, 2017

Inva Mula në pushime pa Ethemin, linjat e saj të lënë pa fjalë


Lajmi i martesës së Inva Mulës me milionerin kosovar Ethem Ramadani bëri mjaft bujë. Artistja me famë botërore vinte nga një divorc po aq i bujshëm me kantautorin Pirro Çako. Ka qene interesante të lexoje prononcimet në media të dy artistëve asokohe, menjëherë pas divorcit. Kur pyeteshin nga gazetarët, ata nuk i përvidheshin pyetjes, por shpjegonin se edhe divorci është pjesë e jetës dhe i uronin njëri-tjetrit fat në jetën e tyre.

Natyrisht ka pasur një arsye të fortë që i lidh, duke mos i ndarë përfundimisht, që është djali i tyre, Antoni. Ai tashmë është rritur, madje është bërë personazh i rubrikave tona rozë, sespse është bërë një djalë i pashëm dhe ka krijuar një lidhje dashurie me një vajzë shumë të bukur franceze.

Inva ka qenë javën e kaluar në Dhërmi në shoqërinë e të birit, të dashurë së tij dhe vajzës së vogël Nina, të cilën e ka nga martesa me zotin Ramadani. Ajo që binte në sy ishte mungesa e bashkëshortit të saj. Vite më parë, kur vinte vera, Inva jepte intervista nga jahti luksoz i Ramadanit. Nuk e dimë nëse vijon akoma ajo traditë qëndrimi në det për disa muaj në vit.

Në fakt, kohët e fundit Inva duket se i është kthyer në mënyrë definitive jetës së Tiranës, pas shumë sukseseve ndërkombëtare në teatrot më të famshëm të botës, duke marrë andej gjithë suksesin e ëndërruar nga një soprano. Pak kohë më parë, ajo së bashku me tri mikesha artise hapën një bar-galeri të quajtur “Art & the city”, ndërkohë që lajmëron një koncert të rëndësishëm në Vjenë në muajin nëntor.

Por në këto kohë pushimesh, duket se artistja po u dedikohet tërësisht fëmijëve të saj, madje ajo shihet duke luajtur gjatë gjithë kohës me vajzën e vogël dhe duke i mësuar notin. Ajo që na bie në sy gjithashtu është edhe forma perfekte trupore e Invës, e cila në fakt nuk ka qenë asnjëherë mbipeshë, por gjithsesi që ka ditur të mbajë linjat e duhura që i shkojnë aq shumë. Ne i urojmë suksese në të gjitha projektet e saj dhe në familje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al