Trajneri i skuadrës italiane të Lacios, Simone Inzagi, dhe e dashura e tij, Gaia Lukarielo, kanë vendosur të martohen.
Sipas burimeve nga mediat italiane, dasma e tyre do të zhvillohet gjatë verës së ardhshme, megjithatë trajneri italian dhe bashkëshortja e tij e ardhshme kanë zgjedhur edhe dëshmitarët për martesën e tyre.
Për trajnerin do të jetë vëllai i tij, Pipo Inzagi, ndërsa për Lukarielon do të jetë ish-bashkëshortja e trajnerit Alesia Markuci. Inzagi dhe Lukarielo kanë vendosur t’i thonë po njëri-tjetrit pas 7 vitesh bashkëjetese.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al