19 Shtator, 2017

Ironia e Elvis Pupës: ‘Makinën e dërgoj çdo 5 muaj për kontroll , veten mezi e binda…


 

Elvis Pupa është një nga aktorët e humorit më të dashur , që dallohet për batutat dhe stilin e tij shumë të veçantë, gjë që tani e demonstron edhe në shoun e tij satiriko-humoristik ‘M’Fal për shprehjen’.

 

Por duket se Elvisi ironizmin e fenomeneve sociale të shoqërisë shqiptare e ka jo vetëm në formën e një batutë, por edhe reflektimi.

Në një foto të postuar sot në rrjetin social ‘Instagram’ ai bën ironinë e radhës, duke nisur në fakt me një autoironi, ndërsa thotë :” Pasi dërgova 5 herë brenda muajit makinën për kontroll teknik, mezi binda veten pas dy vjetësh për kontroll mjekësor, mentalitet tipik shqiptar’. Sigurisht që autori i humorit ka dashur të bëhet zë ndërgjegjësues për të gjithë ata që e harrojnë kujdesin ndaj shëndetit dhe vizitat tek doktori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al