13 Dhjetor, 2017

Ironia e hollë e Grida Dumës me veshjet firmato për ato që s’ua mban t’i deklarojnë!


E ftuar ditë më parë në emisionin “Garderobë” të aktorit Romir Zalla, ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma. Ndër të tjera ajo është shprehur edhe për pjesën e të veshurit me rroba firmato, ku Zalla e ka pyetur si ka mundësi që nuk është komentuar për pjesën e rrobave firmë, si shumë deputete të tjera.

“Sepse unë nuk mbaj gjëra false. Kur kemi dëgjuar që filani ka diçka të shtrenjtë dhe është komentuar për diçka të tillë, menjëherë janë justifikuar duke thënë që është false,” është shprehur Duma. Ky pohim i saj jo pa ironi, na sjell ndërmend raste kur deputete apo punonjëse të larta shtetërore, kur janë komentuar për çanta apo rroba firmato, kanë nxituar menjëherë që të thonë se janë false ose imitacione.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al