7 Nëntor, 2017

Ish aktori i ‘Portokallisë’ rrëfen dramën e jetës:Humbëm fëmijën e parë gjatë pushimeve të çmendura


Ish-aktori i spektaklit “Portokalli”  Erion Isai i ftuar në emisionin “Rudina” ka treguar një nga ngjarjet më të dhimbshme të jetës së tij familjare. Ndërsa ishin të ftuar në studion e pasdites në Klan së bashku me bashkëshorten, ata rrëfyen dramën e humbjes së fëmijës së parë.Isai rrëfeu se para se të vinte në jetë vajza e tyre, bashkëshortja e tij ka pasur edhe një shtatzëni tjetër.

‘Ne nuk e dinim në fakt që Ajlin ishte shtatzënë dhe u nisëm për disa pushime të çmendura, gjatë së cilave ajo pësoi një abort spontan.’-rrëfeu aktori.

Arrdhja në jetë e vajzës së tyre Ajlin u ka ndryshuar jetën duke i bërë të lënë pas çdo trishtim.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al