Ndërsa janë bërë pesë vite nga bashkëpunimi i fundit me këngën “I Got Your Back”, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri do të bashkohen sërish në një këngë, së bashku me Lumi B.
Projekti i ri i cili titullohet “Aman” do të lançohet më datën 1 korrik, por sot treshja ndau një foto në Instagram ku lajmëronte për detajet e klipit të ri. Në fakt fotoja pritej pasi Dafina kishte lajmëruar se e kishte një foto të bukur me Ledrin dhe Lumi B, kështu që vëmendja e ndjekësve u orientua diku tjetër. Pikërisht tek komentet.
Të parët që “u vërsulën” në komente për të mbështetur Dafinën dhe Ledrin ishin Dj Geek dhe Sara Hoxha.
Megjithëse lidhja e Dafinës me Dj Geek ka përfunduar disa javë më parë, ai vazhdon t’i japë mbështetjen e tij maksimale këngëtares, ashtu siç Sara Hoxha bën me partnerin e saj aktual, Ledrin.
Madje, duket se Sara nuk e ka aspak problem faktin që Ledri po sjell një këngë me ish-in e tij të vjetër, Dafinën (dhe as Dj Geek duket se s’bëhet xheloz për Dafinën, megjithëse është kthyer në “ish”).
Asnjëri nga ish-at s’ka probleme me partnerët e rinj apo të vjetër mes tyre, tashmë dy djemtë janë bërë shokë dhe dy vajzat janë bërë shoqe , madje bëjnë “tifo” për këngëtarët.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al