20 Shtator, 2024

Ish-banorët e Big Brother kurorëzojnë dashurinë e tyre? Kush e zbuloi “sekretin” e çiftit dhe ja kur pritet të jetë dasma


Për ish-banorët e Big Brother Vip Kosova2, çiftin Iliriana Sadriu dhe Adri Rogaqi, janë ngritur dyshimet se së shpejti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Ishte menaxheri i tyre i cili ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shihet një ftesë dasme me inicialet I dhe A.

“Kush e gjen se kush martohet me datë 13 tetor?”– shkruan Naser Qeli.

Kaq u desh për të ndezur thashethemet se mund të jetë ai çifti që do të martohet.

Kujtojmë që Iliriana dhe Adri arritën të shkojnë deri në gjysëmfinale të BBVK si një konkurent i vetëm, fituan zemrat e publikut dhe numërojnë mjaft ndjekës në rrjetet sociale.

Ata shihen shumë aktiv në Instagram, vazhdimisht postojnë foto dhe video krah njëri-tjetrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al