26 Shtator, 2017

Ish-banorja e ‘BB’ ngatërron të dashurin me kunatin


 

Tea ka qenë një nga banoret më të përfolura të edicionit të tetë të ‘Big Brother Albania’ për shkak të vëmendjes që mori për fizikun dhe bukurinë e saj, flirtimet me fituesin, Vesel Kurtishajn me të cilin shkëmbeu puthjen e parë vetëm pasi dolën nga shtëpia e famshme.

Pas disa muajsh lidhje ata i dhanë fund historisë së tyre e më pas Tea u lidh me një tjetër ish-banor të të njëjtit  edicion, me Kristin.

Lidhja e dy ish-banorëve vazhdon ende dhe ata postojnë jo rrallë foto apo video me njëri-tjetrin duke treguar sa të dashuruar janë. Së fundmi, Tea ka shkaktuar mjaft humor në rrjetin social Instagram duke konfuzuar një pjesë të madhe të ndjekësve të saj.

‘Kush është Kristi dhe kush është vëllai i tij’- shkruan nën diçiturën e fotos ish-banorja duke treguar se partneri i saj dhe i vëllai kanë një ngjashmëri të madhe. Ju arrini të gjeni kush është i dashuri i Teas?/Xing.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al