2 Prill, 2022

Ish-banorja e “Big Brother Albania” bëhet nënë për herë të dytë


Najada Konomi, ish-banorja e famshme e “Big Brother Albania 1” e njohur ndryshe si Noçja është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka sjellë në jetë një djalë, i cili ka lindur përpara disa ditësh, por Najada e ka mbajtur lajmin të fshehtë gjatë kësaj kohe, derisa vendosi që ta ndante me të gjithë përmes një postimi shumë në ‘Facebook’. Ajo ka publikuar disa foto që tregojnë momente nga shtatzënia ku shfaqet bashkë me vajzën dhe bashkëshortin me barkun e rrumbullakosur dhe një foto ku mban dorën e djalit.

Mes të tjerash ajo ka zbuluar se të birit i ka vendosur emrin Brendon.

 “22.03.2022

Lindi Brendon 

Ne fillim kishim njeri tjetrin….

Dhe tashme ne kemi gjithcka….

Kemi lumturine,paqen,gezimin e gjithe jetes

Kemi gjithcka qe kishim kerkuar

Kemi endrren e gjithe jetes mes duarve tona “- ka shkruar ajo.

Ish-banorja është larguar prej kohësh në Itali, ku jeton me partnerin e saj. Në tetor të vitit 2019, Noçja u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë një vajzë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al