Ish-banorja e “Big Brother” Jona Kalemaj, ka bërë një status s të gjatë në Instagram ku ka zbuluar për herë të parë detaje nga shtatzënia e saj e dytë.
Në shkrimin e saj Jona ka treguar se në fillim nuk e donte fëmijën e dytë pasi mësoi se do të behej sërish me një vajzë, duke i kërkuar kështu falje.
Statusi i plotë:
“Eshte hera e par qe flas me ty “jet” qe akoma ske ardhur ne jet.them hera e par pasi ndoshta skam patur as guximin te te kerkoj falje per te gjjtha mendimet dhe mosdeshirat e mija kur mora vesh gjinin tende. Jam treguar maskiliste, egoiste, inatçore me ty vetem e vetem se nuk ishe djale. Tamam sikur te isha nga ata meshkuj qe duan vetem djem. Se djemt çoç do bejne ne jete.Ndryshe nga babai jot qe kurr nuk ka pyetur se çfare ishe. Mjafton qe ti te ishe mire. E di “jet” qe akoma nuk e kam falur veten? E doja djalin sepse un jam si shumica e ketij populli te mykosur ne mendime qe nese lind djale ateher ti je nje grua qe pjell flori apo nese ti lind djal ti ke ber nje mrekulli. Ne jemi popull qe urojm gjithmon “me nje djal” apo “tjeter her me djal” dmth djali duhet domosdoshmerisht ne jet. Apo kur te thon “hajd mos u merzit se e re je dhe e treta e verteta”. Jo mor jo se sjan me te mir djemt se vajzat. Vajzes i bertet dhe maksimumi shkon e mbyllet ne dhomen e saj duke perplasur deren e ndoshta dhe duke te te shar qe sben si prind, por pun e madhe. Djalit i bertet dhe shkon e hap deren e jashtme te shtepis e nuk te vjen me. Eeeehhhh sa e sa gjera kane dallime mes tyre por kryesorja eshte shprehja qe me kan then dikur “djali im, eshte djali im deri sa te martohet, por vajza ime eshte vajza ime tere jeten”. I paçi me jete femijet çfaredo qe ti kini. Jan femijet tane dhe asnje ndryshim nuk ka nese eshte djale apo vajze. Ndaj sot i kerkoj falje publikisht mrekullis qe rritet brenda meje. “Jet” qe mezi te presim ne jet…. ME FAL”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al