8 Nëntor, 2017

Ish banorja e Big Brother provokon me foton nudo: ” Nëse nuk jam e preferuara…


Ajo spikati brenda shtëpisë së Big Brother 9 si një vajzë e bukur dhe seksi. Bëhet fjalë për Ambra Mujin , banoren e Big Brother që edhe pse u fut në shtëpi me vonesë krijoi një profil të vetin. Ajo u përfol më së shumti për lidhjen me Eslamedin, me të cilin u nda shpejt dhe i cili e ka akuzuar si një femër që u merr burrin shoqeve.

Aktualisht Ambra është duke iu përkushtuar modelingut, pasionit të saj të hershëm. Në një foto të publikuar së fundmi , ish banorja e Big Brother shfaqet nudo teksa tregon shpinën e saj krejtësisht zbuluar.

Po aq provokativ sa fotografia është edhe mesazhi i shkruar në diçiturën e fotos:” Nëse nuk jam e preferuara jote, dua ta di përse’’ Kujt mund t’i drejtohet ky mesazh?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al