Nuk flemë në të njëjtin shtrat me të dashurën time dhe bëjmë seks vetëm një herë në muaj, dhe kjo nëse qëllon që të jem me fat.
Kemi pesë vjet të lidhur. Unë jam 38 vjeç dhe ajo është 33 vjeçe. Ne nuk flemë në të njëjtin krevat, sepse unë gërhas. Ajo ka dy vajza, nëntë dhe 11-vjeçare.
Ish burri i saj jeton përgjatë rrugës sonë, por nuk do që t’i marrë vajzat e tij të flenë natën, sepse thotë se është shumë i zënë.
Por ai duket se jeton me ne, pasi e dashura ime ende lan rrobat e tij dhe nganjëherë gatuan për të.
Ai qëndron tek ne për Krishtlindje, pasi kjo është ajo që dëshirojnë vajzat e tij.
Jam i sigurtë se jeta jonë seksuale do të zgjidhej nëse do të kishim kohë të rrinim vetëm.
Kam provuar të flas me të dashurën për këtë, por asgjë nuk ndryshon.
Përgjigja e DEIDRE: Duket sikur keni nevojë për një bisedë më të sinqertë. Do të ishte më mirë që vajzat të dinë se janë mjaft të rëndësishme për babanë e tyre që ta rregullojnë jetën e tyre pranë tij. Nëse e dashura juaj është e lumtur se si janë gjërat tani, pra me nje here ne muaj seks – duhet të vendosni shpejt per jetën tuaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al