17 Shtator, 2024

“Ish-drejtori më ka ngacmuar s*ksualisht”/ Moderatorja akuza medias: Turp! Përdorën historinë time, rrëfeva për fëmijërinë, por…


Gazetarja Kostana Marova ka bërë një sqarim publik në lidhje me një intervistë që ka dhënë së fundmi. Ajo akuzon autorët e programit “Se Luan Topi” i cili moderohet nga Erjona Rusi dhe median Top Channel pasi kanë abuzuar me historië e saj për klikime duke hequr pjesët thelbësore të intervistës duke i lënë një titull për ngacmimet seksuale.

Ajo thotë se qëllimi që ishte ftuar në atë program ishte të rrëfente sfidat e jetës së saj nga 4 operacionet që ka bërë si fëmijë dhe për vështirësitë e divorcit që ka kaluar.

Mirëpo nga rrëfimi i saj janë hequr 20 minuta dhe janë lënë pjesë që sipas gazetares i intereson Top Channel-it.

Intervista e shkurtuar dhe montuar nga media… “Une i hap zemren dhe tregoj dhimbjet e femijërisë time apo dramës së divorcit ndërsa autorët e emisionit vendosin ti heqin këto pjesë nga intervista e regjistruar dhe publikojnë si temë thelbësore, pa më pyetur fare, çështjen e ngacmimeve seksuale. Nuk është vetëm turp por është dhe jo njerëzore,” shkroi Morova në InstaStory.

Ndër të tjera gazetarja shtoi se disa media nuk kanë interes për të ftuarin por thjesht për thashethemin që qarkullon për ta.

Kjo interviste në fakt duhej të ishte një rrëfim i shkurtër për jetën time, që nga fëmijeria ime e dhimbshme te cilën e kam kaluar nëpër spitale ku i jam nënshtruar 4 operacioneve dhe deri tek marrëdheniet e mia personale mirëpo sot tema e nxehtë e momentit janë ngacmimet seksuale në punë ndaj edhe media vendosi që kjo intervistë të mbajë këtë titull. Kështu që edhe njëherë, në kurrizin tim, del në pah se disa figura mediatike nuk kanë asnjë interes për njeriun por vetëm për thashethemin siç eshte ky rast ku pjesa thelbësore e intervistës është hequr fare dhe fokusi është vëne tek ngacmimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al