22 Maj, 2021

Ish e dashura abortoi fëmijën e tij dhe u largua pa lënë gjurmë, Getinjo rrëfen historinë prekëse që fshihet pas këngës që e bëri të njohur


Getinjo ka folur si rrallëherë për jetën personale dhe ka treguar historinë e dhimbshme që ka kaluar me një vajzë shumë vite më parë.

getinjo (6)

Gjatë një interviste për “Prive”, këngëtari zbuloi se kënga që e bëri të njohur, e publikuar në vitin 2011 dhe e titulluar “Ajo”, në fakt ishte dedikim për vajzën me të cilën ishte dashuruar.

getinjo (7)

Ai zbuloi se teksti i këngës tregon historinë e tyre të dashurisë, e cila përfundoi në një ngjarje shumë prekëse.

getinjo (5)

Vajza në atë kohë kishte mbetur shtatzënë, por pa i treguar asgjë reperit, kishte vendosur ta abortonte.

getinjo (3)

Që prej asaj kohe, Getinjo tha se nuk ka dëgjuar më asgjë prej saj dhe di vetëm se është larguar jashtë vendit bashkë me familjen e saj.

getinjo (1)

Ndër të tjera, ai zbuloi se kënga është publikuar pa dijeninë e tij dhe pasi pati shumë sukses, vendosi t’i realizonte edhe një videoklip.

getinjo (3)

Duke mos pasur mundësi që të kontaktojë me vajzën në fjalë, ai vendosi që të realizojë pikërisht këtë këngë në mënyrë që ajo ta dëgjonte.

getinjo (1)

Në fund, këngëtari tha se ka dashuruar shumë herë, por momentalisht nuk ka asgjë serioze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al