7 Maj, 2022

Ish e dashura e Robert Berishës konfirmon lidhjen e re/ Pas deklaratave për artistin, modelja seksi rigjen dashurinë


Jessica Kadiu u bë e njohur në vendin tonë pas historisë me Robert Berishën. Kur ky raport nisi, dukej si një dashuri e re në horizont, por shpejt gjërat ndryshuan dhe të dy shpërthyen në akuza ndaj njëri-tjetrit.

Që atëherë në rrjetet e saj sociale, shpesh publikonte shprehje ironizuese, çfarë dukej si një dedikim për këngëtarin. Megjithatë këto ditë i përkasin të shkuarës dhe tashmë Jess ka nisur një jetë të re. Vetë modelja, e cila jeton në SHBA, ka publikuar në rrjetet sociale foto me partnerin e ri. Dyshja është bashkë prej disa muajsh dhe tashmë që lidhja mes tyre është bërë më serioze, brunia seksi nuk ka pse ta fsheh më partnerin në rrjetet sociale.

Ashtu si shihet djaloshi simpatik që i ka fituar zemrën, qëndron në krah të saj, duke konfirmuar një tjetër histori për të. Pas shijes së hidhur që i la historia me Robertin, Jess nuk i ka kursyer deklaratat për të. Ajo tha se i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin për shumë arsye dhe është e lumtur për vendimin që ka marrë.

Ndërsa theksoi se “nuk do lejojë kurrë që ky njeri ta bëjë të duket si e çmendur dhe të thotë se ka gënjyer për lidhjen e që ai të duket mirë për publikun”.

“Së dyti, nuk jam gënjeshtare dhe gjithmonë kam qenë e sinqertë me të gjithë ju. Unë kam dashur që jeta ime private të jetë private, por kjo është e pamundur kur vazhdimisht e ke emrin tënd në gojën e njerëzve dhe shikojnë çdo lëvizjen tënden vetëm për shkak të një marrëdhënieje të kaluar.

Nuk besoj se ia vlen t’a përmend emrin e tij, por një gjë që nuk do të lejoj kurrë është që ky njeri të më bëjë të dukem e çmendur dhe të thotë se kam gënjyer se isha në lidhje me të që ai të bëjë veten të duket mirë për publikun.

Ky person mund ta mohojë sa të dojë, por unë e di se ku qëndron e vërteta. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe kjo është arsyeja pse flas hapur. Kjo bisedë për të dhe për mua është bërë shumë bajate dhe dua t’i jap fund kësaj bisede njëherë e mirë.

Unë i dhashë fund lidhjes për shumë arsye dhe kurrë nuk kam qenë më e lumtur. Tani e tutje, do të doja të kisha përsëri privatësinë time dhe kjo është hera e fundit që dua që emri im të shoqërohet me këtë person”, përfundoi modelja pak pas ndarjes me ish-bashkëshortin e Nora Istrefit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al