25 Prill, 2022

Ish e dashura e Travis Barker flet për herë të parë për romancën e tij me Kourtney Kardashian dhe planet e tyre për fëmijë: Unë nuk kam…


Ish e dashura e Travis Barker, Shanna Moakler ka folur për romancën e bateristit me Kourtney Kardashian duke shprehur se është “fantastike” që ata po përpiqen të kenë edhe një fëmijë së bashku.

“Unë mendoj se nëse kjo është një dëshirë mes tyre, atëherë kjo është fantastike. Unë nuk kam asnjë problem me këtë. Marrëdhënia e tyre personale nuk është asgjë në të cilën përfshihem”, tha ajo për Us Weekly.

Kourtney Kardashian, ka treguar më parë se po i nënshtrohet trajtimit IVF në përpjekje për të pasur një fëmijë me bateristin Blink-182. Ajo ka thënë se mjekimi i ka shkaktuar efekte anësore si shtim në peshë dhe simptoma të ngjashme me menopauzën.

“Nuk ka qenë përvoja më e mahnitshme,” tha ajo në serialin e familjes Hulu.

Çifti u fejuan tetorin e kaluar pasi kishin 9 muaj në një lidhje. Themeluesja e Poosh ka tre fëmijë me ish të dashurin Scott Disick; Mason, Penelope, dhe Reign. Ndrësa Barker ndan dy fëmijë me Moakler, Alabaman dhe Landon.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al