9 Tetor, 2017

Ish gruaja eTrump:Unë jam Zonja e Parë e vërtetë, Melania bën jetë të tmerrshme


Ivana Trump, bashkëshortja e parë e Donald Trump dhe nëna e tre fëmijëve të tij më të mëdhenj, tha se bisedon rregullisht me presidentin. Ajo shpesh nuk e telefonon ‘Shtëpinë e Bardhë’ drejtpërdrejt për të shmangur xhelozinë e Melania Trump.

Ajo shtoi se për shkak se ajo ishte gruaja e parë e presidentit, ajo është, në fakt, zonja e parë e vërtetë.

“Unë nuk dua ta telefonoj atje, sepse Melania është atje,” tha ajo gjatë një interviste të së dielës me “Good Morning America” ​​të ABC-së, në të cilën ajo promovoi librin e saj të ri “Raising Trump”. “Dhe unë nuk dua ta bëj xheloze apo diçka të tillë, sepse unë jam në thelb gruaja e parë e Trump-it.

Zëdhënësja e Melanias ishte kritike ndaj komenteve të Ivanës, duke i karakterizuar ato si kërkim vëmendje dhe si zhurmë e kotë.

“Ajo planifikon të përdorë titullin dhe rolin e saj për të ndihmuar fëmijët, dhe jo për të shitur libra”, tha zëdhënësja e Melanias.

Ivana tha se ajo do të ishte një ‘grua e parë’ e shkëlqyer, por ajo do e kishte të pamundur të hiqte dorë nga “liria” e saj dhe “jeta e përsosur”.

Ajo shtoi se supozon se jeta e Melania në Shtëpinë e Bardhë është “e tmerrshme”.

Ivana, një biznesmene çeko-amerikane, ishte e martuar me presidentin nga viti 1977 deri në fillim të viteve 1990, vit kur u ndanë.

Ivana tha se ajo inkurajon presidentin të jetë aktiv në Twiter. Ajo shtoi se presidenti i ofroi asaj rolin e ambasadores në Republikën Çeke, por ajo nuk pranoi./Bussines Insider/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al