Ish i dashuri i Kourtney Kardashian, Scott Disick ka folur për herë të parë në lidhje me romancën e saj të re me Travis Barker.
Gjatë episodit premierë të The Kardashians , Scott zbuloi se si ndihet vërtet që ish-i i tij, Kourtney Kardashian ka nisur një lidhje me Travis Barker , dhe përgjigja e tij mund t’ju habisë.
Ndërsa fliste me Khloe Kardashian , Scott tregoi se marrëdhënia e Kourtney me Travis e ka lejuar atë të “vazhdojë përpara”.
“Gjithmonë i kam pasur miqtë e saj ose familjen tonë në vesh duke thënë “Mos u shqetëso, zemër”, më në fund ju djema do ta kuptoni. “Do të ktheheni bashkë një ditë”. Kështu që këmba ime ishte gjithmonë në gjysmë të rrugës.”, tha Scott përmes E! News .
Në një rrëfim, Scott tha se ai e ka humbur Kourtney “si një mike më të mirë” tani që ajo është me Travis .
“Tani ne jemi vërtet më shumë bashkëprindër,” shtoi Scott . “Unë do të thoja se është ndoshta një nga gjërat më të vështira në jetën time.”
Scott më pas pranoi se ai e di se Kourtney është e lumtur dhe “në një gjë të vërtetë” me Travis .
Scott dhe Kourtney kanë tre fëmijë Mason ,Penelope dhe Reign.
Ai më pas vazhdoi të pranojë se është i shqetësuar se po harrohet nga familja e Kourtney .
“Të ndihesh i lënë jashtë dhe të mos të thuhet asgjë është shumë e dhimbshme,” tha Scott në lidhje me një darkat familjare ku ai nuk ishte i ftuar, “sidomos kur nuk kam një familje tjetër ku të shkoj.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al