22 Tetor, 2024

“Duhet ta përballoj”- Ish-konkurrentja e “Përputhen” rrëfen betejën me kancerin e gjirit! Ja çfarë më tha vajza kur e mori vesh


Ish- konkurrentja e “Përputhen 40” Stela Nikolli, ka dhënë lajmin e trishtë se së fundmi është diagnostikuar me kancer të gjirit.

Ajo ka zgjedhur ta ndajë historinë e saj në këtë muaj që cilësohet si Tetori i Ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit për t’u dhënë mbështetje dhe forcë grave që po kalojnë të njëjtën sfidë si ajo.

“Unë këtë sëmundje e kam marr si sfidë dhe duhet ta kaloj, jeta ka shumë sfida dhe unë duhet ta përballoj, mendoj se Zoti më ka zgjedhur mua ta përballoj dhe të tregojë që çdo gjë me dëshirën e mirë dhe anën mjeksore kalon,  me pozitivitetin dhe energjinë e duhur kalohet sikur nuk ka ndodhur asgjë. E di që do filloj kimioteparapi dhe ka efektet anësore, por mendoj se do e përballoj“, tha ajo.

Ndër të tjera Stela u shpreh se gjatë kësaj kohe mbështetjen më të madhe e ka marrë nga vajza e saj Harmoni.

“Unë vajzës time ja thashë që në fillim, i thash mami do të bëj një operacion, nuk dua që ti të mërzitesh, mbase do ta shikosh mamin në disa momente që jam pak e pamundur ose dhe e mërzitur,” tha ish- konkurrentja e Përputhen teksa shtoi që vajza i ishte përgjigjur duke i thënë se e di që ka një mama të fortë dhe ka besim se ajo do ja dali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al