2 Prill, 2022

Ish-ministrja e Arsimit bëhet nënë për herë të parë


Besa Shahini është bërë nënë për herë të parë. Ish-ministrja e Arsimit ka sjellë në jetë vajzën e saj. Shahini ka zgjedhur që të lind në Tiranë, në maternitetin “SUOGJ Koco Gliozheni”.

“Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë ☺️. Ajo lindi në spitalin publik SUOGJ Koco Gliozheni me ndihmën mjekut fantastik dhe mikut tonë të mirë, Dr. Orion Gliozheni. Më duhet të nënvijëzoj që kujdesi dhe shërbimi i gjithë ekipit mjekësor dhe ndihmës ishte i jashtëzakonshëm. Përkundër vështirësive që solli pandemia COVID-19, në spitalin publik ofrohet shërbim i mirë mjekësor, me qetësi dhe zemërgjërësi. Shumë faleminderit për punën që bëni ??

Një vlerësim i dytë, por tani më i përgjithshëm, duhet t’u shkojë edhe politikbërësve që me ngulm vazhdojnë të investojnë në maternitetet publike gjithandej Shqipërisë. Gjithmonë mbetet më shumë për t’u bërë, por sot e kisha të rëndësishme të nënvijëzoj se sa shumë tashmë është bërë në Shqipëri që grave t’u përmirësohet eksperienca e lindjes dhe qytetarëve më të rinj të Shqipërisë t’u sigurohet një fillim i shëndetshëm në jetë. ?? Ogerta Manastirliu dhe ekipi i shëndetësisë”, shkruan ajo në postimin e saj. Për Besën dhe bashkëshortin e saj Dardan Molliqaj, ky është fëmija i parë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al