23 Mars, 2018

Ish-modelja e “Playboy” rrëfen lidhjen me Donald Trump: Seks që në takimin e parë, më trajtoi si një…


Pas aktores së filmave për të rritur  Stormy Daniels, një tjetër femër pretendon se ka pasur lidhje intime me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ajo është ish-modelja e “Playboy”-t, Karen McDougal, e cila në një intervistë për CNN tha se Trump i ka ofruar para pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale që herën e parë që u takuan.

“Kam ikur në shtëpi duke qarë pasi ai më ofroi para pas momenteve intime. Unë nuk dija si ta merrja këtë”, ka thënë 46-vjeçarja.

Ajo gjithashtu ka shtuar se është ndjerë keq pas këtij gjesti dhe i ka kthyer paratë Trump-it, duke i thënë: “Nuk jam ai lloj vajze”.

“Ai më tha se isha speciale”, tha Karen duke treguar se kishte mbetur e lënduar nga mënyra se si Trump e pa atë fillimisht.

Me lot në sy, McDougal shprehet se është ndjerë në faj kur ajo ka shkuar në apartamentin e Trump-it në “Trump Tower”, dhe ai i ka treguar dhomën e gjumit të Melania-s. Ajo ka shtuar se është habitur kur vuri re se gruaja e presidentit amerikan flinte në një dhomë gjumi në vete.

Por tani Karen shprehet se kur kthen kokën pas “e di se ishte gabim”. “Më vjen vërtetë keq. E di se është gabim një gjë e tillë. Por në ato kohëra isha një vajzë ndryshe, bëja qejf, isha në skenat e “Playboy”. Isha duke shijuar jetën aq sa mundja. Pastaj mes meje e Trump ka patur ndjenja të vërteta”, ka shtuar ajo.

“Çfarë mund të them tjetër përveçse më vjen keq. Nuk do të doja që të ma bënte dikush mua këtë gjë”, vijon ajo.

Kur McDougal u pyet nëse Trump e donte atë, ajo u përgjigj: “Sigurisht që po. E di që po. Ai më thoshte shpesh se më donte. Madje kemi patur edhe pseudonime për njëri-tjetrin”.

Karen ka rrëfyer se është takuar për herë të parë me presidentin amerikan në vitin 2006, kur NBC po regjistronte një episod të “Celebrity Apprentice” të “Playboy Mansion” në Los Angeles.

Ajo njëkohësisht thotë se është republikane dhe ka votuar për Trump në zgjedhjet presidenciale.

Intervista e saj është e para e kësaj natyre që pas ngritjes së një padie nga ana e saj ndaj “American Media Inc”, kompania që ka në pronësi “The National Inquirer”.

Menjëherë pasi Trump u zgjodh president, “Wall Street Journal” publikoi një artikull në të cilin thuhej se “American Media Inc”. i ka paguar modeles McDougal 50 mijë dollarë, por nuk e publikoi historinë e saj, një manovër kjo që në botën e tabloideve njihet si “kape dhe vrite”.

Sipas WSJ, në kontratë nuk përcaktohej që Enquirer duhej ta publikonte historinë dhe kjo detyroi modelen të heshtte.

Ajo thotë se vendosi të fliste për marrëdhënien 10-mujore me presidentin jo për të fituar vëmendje, por për të provuar se kontrata ishte e paligjshme.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al