Kënga “All too Well” e Taylor Swift thuhet se i kushtohet marrëdhënies së dashurisë që këngëtarja pati me Jake Gyllenhaal.
Mirëpo, lidhur me këtë lajm vete Jake nuk ka reaguar kurrë duke i lënë mediat të spekulojnë.
Por, me ripërpunimin e albumit të saj të titulluar “Red” në vitin 2021, Swift solli një version të padëgjuar më parë të këngës.
Video kjo e publikuar edhe në Instagramin personal të këngëtares, por ajo kishte vendosur që t’i mbyllë komentet.
Gjatë një interviste, ish-partneri i këngëtares, James, është shprehur se e gjithë kjo situatë nuk lidhet drejtpërdrejt me të.
“Nuk ka lidhje me mua. Bëhet fjalë për marrëdhënien e saj me fansat e saj”, tha ai.
“Është kënga e saj dhe artistët përdorin përvojat personale për frymëzim,-ka thënë ndër të tjera James.
Pas publikimit të këngës dhe veprimit të këngëtares me çaktivizimin e komenteve, ai u shpreh se të famshmit kanë të drejtë ta bëjnë këtë kur shohin jo disiplinë të publiku.
“Në një moment, unë mendoj se është e rëndësishme kur mbështetësit bëhen të padisiplinuar që ne të ndiejmë përgjegjësinë që të mos lejojmë bullizmin kibernetik në emër të dikujt”, tha ai.
Ndër të tjera ai ka shtuar se tashmë ka krijuar një marrëdhënie të re dhe është mjaft i lumtur.