Reperja e njohur amerikane Cardi B, është bërë nënë për herë të tretë, duke sjellë në jetë një vajzë. Kjo u bë e ditur nga vetë artistja, teksa ndau edhe fotot e para të vogëlushes nga spitali.
Reperja e kishte bërë të ditur shtatzëninë e saj vetëm muajin e kaluar, mes procedurave të divorcit me partnerin e saj prej shumë kohësh Offset.
Gjatë procesit të divorcit me reperin Offset, Cardi B është përballur me akuza nga ish-bashkëshorti i saj se ka pasur një lidhje gjatë kohës që ishte shtatzënë, akuza që ajo i ka konfirmuar pjesërisht.
Ende nuk dihet saktësisht kur ka ndodhur kjo, por Cardi B ka dorëzuar kërkesën për divorc në korrik. Gjatë një video live në Instagram, Cardi B ka zbuluar disa detaje lidhur me ndarjen nga Offset, përfshirë dhe faktin që ai i kishte kërcënuar të merrte mbrapsht dhuratat që i kishte bërë, pasi ajo kishte vazhduar jetën pas ndarjes.
“Diçka që më duket absurde është se ai mendon se mund të më blejë, por nuk mundet. Aq i çmendur është saqë beson se kjo është e mjaftueshme. Do të më kërcënosh duke marrë gjërat për të cilat kam punuar? Do të luash me mua? Le të luajmë. Do të marrësh gjërat e mia sepse kam vazhduar përpara? Lirisht. Pse ti nuk mund të ecësh përpara?”-tha Cardi. Gjithashtu, në Twitter ajo postoi një mesazh të shkurtër ku shkruante: “Po, e kam bërë”. Shumë prej ndjekësve mendojnë se ky koment ka konfirmuar akuzat e Offset për tradhti.
Kujtojmë që Cardi B ka kërkoi divorc pas gjashtë vitesh martesë, mes zërave për tradhti. U përfol se Offset e kishte tradhtuar, por kjo nuk ishte arsyeja e vetme. “Ata janë larguar nga njëri-tjetri. Kjo e ka shtyrë Cardi-n të marrë këtë vendim më shumë se çdo gjë tjetër. Ky është një hap që ajo dëshiron ta ndërmarrë” tha një burim i afërt me dyshen. Cardi B po kërkon kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al