Modelja dhe aktorja amerikane, Jenny Shimizu, ka rrëfyer detaje intime nga marrëdhënia e saj me yllin e popit, Madonna në vitet ’90.
57-vjeçarja tregoi detaje nga raporti intim me këngëtaren në dokumentarin ‘In Vogue”, ku rrëfeu se në atë periudhë ka qenë njëkohësisht në një lidhje me Madonnën dhe aktoren Angelina Jolie.
“Udhëtoja gjithë Evropën për të takuar Madonnën”, u shpreh ajo.
Jenny u shpre se kishte udhëtuar nga Milano në Paris për të kaluar një natë romantike me këngëtaren dhe të nesërmen në mëngjes rikthye në Itali.
“Dua të them që nuk mund t’i thuaje ‘Jo’ Madonnës në vitet ’90. Ishte e mrekullueshme të ndiheshe si një prostitutë luksi, sepse ashtu ishte. Një natë më mori në telefon dhe më tha “mund të më takosh në Paris? Je në Evropë, apo jo?” dhe unë thashë “po, sapo mbarova shfaqjen e Prada, do të marr avionin dhe do të vi”. Shkova në Ritz në 4 të mëngjesit, bëra seks dhe më pas u ktheva në Milano”, tha modelja.
Romancën e saj me Madonën ajo e quajti një nevojë fizike më shumë sesa seksuale.
“Nuk bëhej fjalë për një lidhje emocionale, por për ta çuar njëra-tjetrën në majat e ekstazës seksuale.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al