9 Maj, 2022

“Ish-vjehrrën e kam dashur shumë”/ Rudina Dembacaj habit me përgjigjen e saj


Rudina Dembacaj bën pjesë tek ato personazhe që preferon t’i thotë gjërat si i mendon, pa u ‘ruajtur’ shumë. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë me aktoren, që përgjatë një pyetësori në rrjetet sociale nuk i ka kursyer përgjigjet pikante.

Veç pyetjeve për Markun, ka pasur nga ata ndjekës që e kanë ngacmuar edhe për vjehrrin e vjehrrën. Por krejt e lirshme, ajo i përgjigjur se cili ndër vjehrrat ka dashur më shumë, përgjatë marrëdhënieve të saj.

Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse do më shumë vjehrrën apo vjehrrin dhe aktorja jo vetëm që ka zbuluar ‘dobësinë’ e saj për vjehrrin, por edhe për një nga ish-vjehrrat e saj. “Vjehrrin normal! Nga të gjitha vjehrritë që kam pasur në jetë, Preng Frrokun dua më shumë. Nga vjehrrat kam dashur një tjetër, po nuk e them dot cilën”, është përgjigjur aktorja, duke na lënë me dyshime se cila ndër ish-vjehrrat e saj ka pasur gjithë simpatinë e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al