Pol Gaskoin, ish-futbollisti i kombëtares angleze, në një event të mbajtur në qytetin Canock në Angli, foli para shumë fansave, të cilët dëgjuan histori interesante, që 50-vjeccari kishte kaluar gjatë jetës së tij.
Gaskoin tha se po e shijonte jetën tashmë që nuk pi asnjë gotë alkool, dhe reflekton për të kaluarën e tij. Ai pati edhe një koment për një vizitë në Shqipëri, kur ishte pjesë e Shpresave të Anglisë, ku bëri shaka edhe me qytetin ku po mbahej evenimenti. “Kur shkova në Kupën e Botës, ishte pjesë e kombëtares U21, dhe isha edhe në Shqipëri. Ai ishte një vend shumë kot, keni qenë ndonjëherë atje? Akoma më keq edhe se Canock.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al