30 Dhjetor, 2020

“Ishim shoqëri e sinqertë asokohe”- Rudina Dembacaj publikon foton e parë me Mark Frrokun para dhe pasi u dashuruan


Rudina Dembacaj e ka treguar tashmë se është e hapur të flasë për çdo gjë me ndjekësit e saj, përfshirë edhe detaje nga jeta e saj personale.

rudina dembacaj mark frroku (1)

Marrëdhënia e aktores së humorit me ish-deputetin, Mark Frroku, është kthyer në qendër të vëmendjes herë pas here.

rudina dembacaj mark frroku (7)

Së fundmi, ndjekësit i kanë kërkuar moderatores të publikojë foton e parë që ka realizuar me partnerin që ka në krah dhe Rudina ia ka plotësuar dëshirën.

rudina dembacaj mark frroku (5)

Ajo publikoi në Instastory një foto bardh e zi, në të cilën të dy dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

rudina dembacaj mark frroku (4)

Ishim shoqëri e sinqertë asokohe”, shkroi Dembacaj, krahas fotos, ku të dy shfaqen të buzëqeshur.

rudina dembacaj mark frroku (6)

Meqënëse kjo pyetje ishte bërë disa herë, Rudina vendosi që të ndajë me të gjithë edhe foton e parë të realizuar me Frrokun, por këtë herë pasi u bënë çift.

rudina dembacaj mark frroku (3)

Pasi më vodhi zemrën”, shkroi aktorja krahas fotos, shoqëruar me një “emoji” zemre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al