6 Nëntor, 2024

Ishte 12 vjeç kur nëna e tij vdiq nga një mbidozë heroine! Flet aktori: Kujtimet e saj me ndjekin pas


Aktori Barry Keoghan, i ftuar në një intervistë ka folur hapur rreth varësisë që nëna e tij kishte nga droga kur ishte gjallë. Kur Berry ishte vetëm 12 vjeç, mamaja e tij humbi jetën nga një mbidozë heroine.

Aktori është shprehur se ndihet i përhumbur nga kujtimet e nënës së tij që e ndjekin ngado.

Aktori i nominuar për Oscar, i cili tani është 32 vjeç, foli për mënyrën sesi nëna e tij Debbie vdiq nga një mbidozë heroine dhe se si nuk kishte asnjë lidhje me babanë e tij.

Kjo gjë më përndjek akoma, ju mund të mos i harroni ato gjëra,” tha ai për The Louis Theroux Podcast.

“Nuk harron të presësh jashtë zyrës së shërbimeve sociale duke pritur që një familje e re të të marrë dhe pastaj të shkosh me ta në një mjedis krejtësisht të ri.”

Aktori gjithashtu foli për tiparet me të cilën e kujton akoma të ëmën e tij të ndjerë.

“Mamaja ime ishte një grua e mrekullueshme. E gjatë, me flokë të errët, thjesht e bukur. Është e trishtueshme të shohësh njerëz të kalojnë një luftë të tillë dhe të mposhtin një luftë të tillë,” u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al