11 Prill, 2022

Ishte betuar se nuk do ta këndonte kurrë, djali i John Lennon performon një nga këngët më ikonike të babait të tij: U ndjeva i detyruar të…


Julian Lennon, djali i artitstit të ndjerë John Lennon, ka performuar për herë të parë një nga këngët më ikonike të babait të tij.

Edhe pse është betuar se nuk do ta performojë kurrë këngën, këngëtari dhe kantautori 59-vjeçar këndoi “Imagine” gjatë iniciative për të mbeldhur fondë për refugjatët ukrainas.

“Sot, për herë të parë ndonjëherë, unë performova publikisht këngën e babait tim, ‘Imagine’,” shkroi Julian në YouTube bashëkngjitur me një video të performancës së tij.

Ai vazhdoi, ““Kënga pasqyron dritën në fund të tunelit, për të cilën të gjithë po shpresojmë. Unë e kisha thënë gjithmonë, se e vetmja herë që do të mendoja të këndoja ‘Imagine’ do të ishte nëse do të ishte ‘Fundi i Botës'”.


“Lufta kundër Ukrainës është një tragjedi e paimagjinueshme”, s
htoi Julian . “Si njeri dhe si artist, u ndjeva i detyruar të përgjigjesha në mënyrën më domethënëse që munda.”

Julian performoi “Imagine” si një himn për paqen gjatë fushatës Stand Up for Ukraine , e cila u transmetua nga Varshavë të Polonisë, si një mbledhje globale fondesh për të mbledhur para dhe ndërgjegjësim për luftën në Ukrainë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al