4 Maj, 2022

“Ishte i armatosur”/ 23-vjeçari goditi komedianin e njohur në skenë, çfarë ndodhi pas incidentit


Incidenti i ndodhur në Hollywood Bowl, ku komediani Dave Chappelle u sulmua në skenë nga një pjesëtar i audiencës, u bë menjëherë viral në internet.

 

Së fundmi kanë dalë detaje të reja në lidhje me incidentin. Page Six, shkruan se personi që sulmoi komedianin në mes të skenës ishte i armatosur me një armë false e cila kishte një thikë të vërtetë brenda.

Komediani 48 vjeçar po performonte si pjesë e festivalit “Netflix Is A Joke” kur një burrë u ngjit në skenë dhe sulmoi komedianin.

Videoja tronditëse tregon Chappelle duke qëndruar në skenë, ndërsa burri i identifikuar nga autoritetet si Isaiah Lee, 23 vjeç, e akuzon dhe e përplas atë në dysheme. Disa sekonda më vonë, sulmuesi u kap nga sigurimi.

Lee, i cili jeton në Los Anxhelos, u arrestua për sulm të rëndë me një armë vdekjeprurëse, tha Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit. Zëdhënësja e LAPD, oficerja Lizeth Lomeli tha se i dyshuari mbante një pistoletë fallco me diçka të mprehtë brenda.

Disa çaste pas goditjes, i ftuari i komedisë Chris Rock doli në skenë dhe e përqafoi Chappelle-n ku më tej ironizoi incidnetin në Oscars: “A ishte Will Smith?”

Rock iu referua shuplakës së Smith pasi bëri një shaka për flokët e gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith në Oscars të këtij viti.

Pas incidentit, Chappelle duket se vazhdoi me shfaqjen.

Në një video në Twitter , i dyshuari shihet i shtrirë në një barelë me bërrylin e tij të kthyer nga ana tjetër.

Sipas një postimi në Twitter nga Brianna Sacks, një gazetare e BuzzFeed që ishte atje, sigurimi “nxitoi dhe filloi të godiste me grushte dhe shkelmuar sulmuesin e Chappelle”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al