Tyler Perry e ka bërë shumë të qartë qëndrimin e tij për incidentin Will Smith-Chris Rock në çmimet Oscars.
Pas atij momenti tronditës, Perry u fotografua duke folur me Smith dhe duke vendosur dorën mbi supin e tij. Por, gjatë një interviste me Gayle King në Festivalin Tribeca të New York, ai sqaroi se nuk po mbante anën e askujt. Siç tha ai, sipas Deadline: “Ka një ndryshim midis ngushëllimit dhe uljes së tensionit.” Perry zbuloi se ai gjithashtu shkoi të shihte nëse Rock ishte mirë. “Unë isha atje, afër,” -kujtoi ai, për median. “Unë u largova herët për të shkuar dhe për të parë Chris sepse ishte e gabuar ajo që ndodhi dhe u sigurova që t’ia them këtë edhe Will.”
Perry tha se Smith, i cili fitoi çmimin ‘Aktori më i mirë në rolin kryesor’ për rolin e tij në ‘King Richard’ atë natë ishte i shkatërruar. “Ai nuk mund ta besonte atë që ndodhi”, -tha ylli i Madea. “Ai nuk mund ta besonte se e bëri atë. Dhe po e shikoja këtë njeri në sy duke thënë: “Çfarë po bën?” Kjo është nata jote…” Ishte një nga momentet kurorëzuese i karrierës së tij që ai e donte kaq dëshpërimisht.”
Sipas ‘People’, Perry vuri në dukje se ka qenë shumë e vështirë të jesh miq me të dy. Dhe ndërsa ai nuk i fal veprimet e Smith-it, ai ka ende empati për të, si dhe Rock. “Më beso, sado e dhimbshme që ishte për të gjithë ne, ishte po aq e dhimbshme për Chris, i cili u tregua një kampion për mënyrën se si e trajtoi atë,” -tha ai për revistën. “Por unë dua që ju të kuptoni se diçka ndodhi që ishte jashtëzakonisht e dhimbshme edhe për Will. Ky nuk është justifikim. Ai ishte plotësisht gabin në atë që bëri. Por diçka e nxiti atë – kjo është shumë jashtë çdo gjëje që ai është.”
Smith e goditi Rockun në skenë në Marsit pasi komediani bëri një shaka me flokët e rruar të gruas së ‘Fresh Prince of Bel-Air’, Jada Pinkett Smith (aktorja ka folur publikisht për diagnozën e saj të alopecisë më parë). Pasi u kthye në karrigene tij, Smith i tha Rokut të “mos e zëjë me gojë emrin e gruas së tij”.
Smith i kërkoi falje Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe kolegëve të tij të nominuar gjatë fjalimit dhe i kërkoi falje Rock-ut disa ditë më vonë në një postim në Instagram. “Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar ishte e papranueshme dhe e pafalshme,” shkroi ai në mesazhin e tij. “Shakatë janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht”. Smith dha dorëheqjen nga Akademia dhe është përjashtuar nga çdo ngjarje e saj për 10 vitet e ardhshme.
Sa i përket Rock-ut, ai ka qëndruar relativisht i heshtur për incidentin, duke bërë vetëm disa referencë shfaqjeve të tij. Megjithatë, Pinkett-Smith së fundmi deklaroi se shpreson se Smith dhe Rock mund t’i zgjidhin gjërat.
“Shpresa ime është që këta dy burra inteligjentë të aftë të kenë një mundësi për t’u shëruar, për ta diskutuar këtë dhe për t’u pajtuar,” -tha ajo në një episod të qershorit të emisionit të saj ‘Red Table Talk’. “Me gjendjen e botës sot, ne kemi nevojë për të dy – dhe ne të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë. Deri atëherë, Will dhe unë do të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë për 28 vitet e fundit”.
- LEXO EDHE:
Will Smith po përgatit rikthimin e madh pas incidentit në Oscars, zbulohet surpriza e aktorit