11 Tetor, 2024

Ishte nën efektin e alkolit? Këngëtarja rrëzohet gjatë performancës teksa kërkoi falje për sjelljen e pahijshme, reagojnë përfaqësuesit


Këngëtarja e njohur Samanta Fox, u rrëzua në skenë pak ditë më parë teksa ishte duke performuar këngën “I Only Wanna Be with You”.

Pavarësisht incidentit, 58-vjeçarja ka vazhduan performancën e saj.

Publiku ishte i shqetësuar por stafi i saj thanë që ajo nuk ishte nën ndikimin e alkolit nderkohë falënderuan fansat për interesimin.

Rënia vjen menjëherë pasi Fox kërkoi falje publike për një incident në një fluturim të British Airways, ajo u paraqit në gjykatë për sjellje të pahijshme. Këngëtarja, e cila ishte akuzuar për sjellje të pahijshme, pranoi se ishte nën ndikimin e alkoolit, por mohoi akuzat për sulm.

Gjykatësi e gjobiti dhe këngëtarja 58-vjeçare i kërkoi falje, duke thënë se kishte vuajtur nga një atak paniku në momentin e hipjes. Ndonëse ngjarja bëri bujë, çështja u mbyll pa penalitete serioze, pasi akuza për sulm u rrëzua për mungesë provash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al