3 Mars, 2022

‘’Ishte një ambient tosik’’/ Kourtney habit me deklaratën për Keeping up with The Kardashians: E ndieja veten sikur isha një personazh


Ylli i Instagramit Kourtney Kardashian ka rrëfyer se seti i reality-show ‘’Keeping Up With The Kardashians’’ transmetuar në E! ka qënë toksik, ç’ka e detyroi atë të luante një rol deri në fund.

“Teksa ishim duke xhiruar serialin tonë, në fund u bë një mjedis vërtet toksik për mua”, tha ylli 42-vjeçar në një intervistë për revistën ‘’Bustle’’ të enjten.
‘’Do të zihesha me motrat. Realisht po ndodhnin shumë gjëra dhe unë personalisht nuk po ndihesha e lumtur. E ndieja sikur isha një persoanzh. Kjo është Kourtney, ajo është në një gjëndje të keqe emocionale, kështu që edhe pse ajo është duke qeshur në drekë, të ndërpresim xhirimet dhe të përdorim vetëm komentet e saj të mërzitshme që ajo ka thënë’’, shtoi ajo.
Pas 14 vitesh me plot 20 sezone, reality-show përfundoi në qershor, Kourtney tregoi se kishte filluar një terapi që e bëri atë të jetë më e ndjeshme.
‘’Zakonisht, unë do t’ju kundërpërgjigjesha me ofendime si: Epo mirë ti je gjithë celulit’’. Por tani unë do thosha: ‘’ Nuk kam asgje te keqe çfarë të them. Nuk jam kur *ë, ‘’ pranoi themeluesja e kompanisë ‘’Poosh’’.
Familja Kardashian gjithashtu krijuan edhe disa mini seri të tjera si: Kourtney dhe Kim Take Miami, Kourtney dhe Kim Take New York, Khloé & Lamar, Kourtney dhe Khloé Take The Hamptons, Dash Dolls, Rob & Chyna, Life of Kylie, dhe Flip It Like Disick.
Gjithsesi, ato do të vijnë me një tjetër reality-show që quhet ‘’The Kardashians’’ dhe do ta ketë premierën në 14 Prill. Reality – show do të transmetohet në platforma si Hulu, Dinsey+ dhe Star +.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al