Mjekja psikiatre, Arjana Rreli ka folur si rrallë herë rreth jetës së saj provate dhe bashkëjetesën me mjekun Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.
E ftuar në “Vila24” ajo rrëfeu raportin e saj me Bratajn.
“Ai nuk ka fjalë, por vepra. Kur vjen me trëndafil në dorë, ndërsa paradite kam pasur një problem, ai pasdite më thotë ‘u zgjidh’… Ka shumë vlera njerëzore”, u shpreh Rreli ndërsa pyetet nga moderatorja Brunilda Lahe për raportin që ka me Bratajn.
Ajo tregon se janë njohur nga një shoqëri e përbashkët. “Ishte një shkëndijë që nuk mund të them se ishte dashuri e menjëhershme, por një mënyrë të menduari ku përballë ishin dy njerëz që kishin një rezonancë të njëjtë e fatkeqësi në jetë”, shton Rreli duke folur kështu për herë të parë në media për jetën e saj.
“A këmbëngulte ai?”, vijon me kuriozitetin e saj Lahe për të mësuar më shumë mbi natyrën e Bratajt, ndërsa Rreli i përgjigjet: “Jo shumë, nuk ishte nevoja të bëje interesantin, as të humbisje kohë që të njihje një njeri që ishte i lexueshëm”.
“Flasim gjatë si startoi e si të përsoset, se e mira nuk ka fund, jemi në dinamikë”, thotë Rreli, me shumë modesti për bashkëjetesën e cila në sytë e miqve dhe rrjeteve sociale duket mjaft harmonike. Po ashtu ajo u ndal edhe tek intensiteti i lartë i punës në klinikë, përpjekja për një jetë të shëndetshme me qëllim që edhe të mund të japë maksimumin në punë si edhe me shumë kënaqësi i dha kohë e hapësirë pasionit për aktivitetin sportiv, dashurisë për qytetin e Vlorës, familjarëve të saj, fëmijëve dhe dy vëllezërve që duket se kanë një rol të rëndësishëm tek mjekja që u përgjigjet të gjithëve në telefon në çdo moment të ditës për shqetësimet e tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al