1 Qershor, 2022

Ishte shkaku i ndarjes së Liam Payne me të fejuarën? E dashura e këngëtarit iu përgjigjet akuzave: Në asnjë rrethanë nuk…


Aliana Mawla ka reaguar pas akuzve se i ka marrë të fejuarin Maya Henryt. 

Modelja 24 vjeçare foli për herë të parë përmes përfaqësueses së saj të dielën për t’iu përgjigjur thashethemeve se ajo është përgjegjëse për ndarjen e Liam Payne dhe ish të fejuarës së tij Maya Henry.

“Aliana është prekur shumë nga akuzat që janë bërë në lidhje me një marrëdhënie me Liamin ndërsa ai ishte ende i fejuar apo i përfshirë me ish të fejuarën e tij”, tha një zëdhënës për E! News.

“Në asnjë rrethanë Aliana nuk do të ishte përfshirë në një marrëdhënie publike si kjo nëse do të kishte ndonjë të vërtetë në komentet që janë bërë.”

Henry, nxiti spekulimet se Payne e kishte tradhtuar pasi ajo shprehu në mediat sociale se sa e dhimbshme ishte të shihje anëtarin e One Direction në krahët e një gruaje tjetër për një foto që qarkullonte në internet.

“I dua shumë fansat, por të lutem mos më dërgoni këto foto të të fejuarit tim të mbështjellë me një grua tjetër”, komentoi aktorja në postimin e një llogarie fansash.

“Kjo nuk jam unë dhe është mjaft e vështirë të dish se kjo ka ndodhur pa e parë. Mjaft tani.”

Përfaqësuesi i Payne konfirmoi për Page Six javën e kaluar se këngëtari i “Strip That Down” dhe Henry “janë ndarë”, por një afat kohor për ndarjen nuk u zbulua.

Megjithatë, The Daily Mail raportoi se ish-çifti u ndanë në prill. Payne ka një fëmijë 5-vjeçar, Bear Grey, me superyllin britanik të popit, Cheryl.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al