10 Mars, 2022

“Ishte shumë e turpshme por e bëra”/ Aktori i njohur zbulon si kërceu stripizëm para mamasë së tij


Aktori i njohur, Javier Bardem ka rrëfyer se si përfundoi duke u bërë striptist për një ditë, duke performuar edhe përpara nënës dhe motës së tij.

Javier Bardem ishte i ftuar në “The Ellen DeGeneres Show”, ku tregoi se ka përfunduar në mënyrën më qesharake të mundshme, duke u bërë striptizëm përpara një audience ku bënin pjesë e ëma dhe motra e tij.

Bardem tregoi se ngjarja ka ndodhur kur ai ishte rreth 20 vjeç, gjatë një feste në një disko ku ishte i ftuar për ditëlindjen e të dashurës së shokut të tij.

“Bëra lëvizjet e mia të zakonshme në pistën e kërcimit dhe pronari i diskos më tha: A do ta bësh këtë çdo të premte? Dhe unë thashë: Po sigurisht! Sepse isha i dehur. Pastaj më punësuan! Më duhej të performoja të premten tjetër dhe isha aq nervoz sa thirra mamin dhe motrën time për të më shoqëruar në kërcimin tim të striptizmit”, tregoi ai.

Javier shprehu se në nisje të shfaqjes, kishte pak njerëz që po e shikon teksa performonte këngën “You Can Leave Yor Hat On”.

“Nuk ishte askush, mendoj se ishin tre persona atje dhe ishte shumë e turpshme, por e bëra. Domethënë unë jam një interpretues dhe kisha dhënë fjalën. Kështu që kam qenë striptist për një ditë”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al