26 Maj, 2021

“Ishte tabu, serbët kishin zaptuar lokalet”- Mihrije Braha dhe Naim Abazi tregojnë vështirësitë me të cilat u përballën kur organizuan dasmën e tyre


Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë folur dje për suksesin e 29 viteve martesë.

mihrije braha (7)

Çifti i këngëtarëve nga Kosova kanë treguar tek “Rudina” historinë e para pothuaj tri dekadash, kur po nisnin jetën e tyre të re së bashku.

mihrije braha (2)

Duke u ndalur në dasmën e tyre, Mihrija dhe Naimi, të ngacmuar nga Rudina për një moment që nuk e kanë treguar kurrë nga dasma, një situatë të këndshme apo të sikleteshme, dyshja tha se vendi ku u organizua eventi ishte sikleti më i madh asokohe.

mihrije braha (6)

I vetmi siklet ka qenë lokali ku e kemi organizuar, sepse ishte një periudhë kur serbët i kishin zaptuar të gjitha lokalet e bukura dhe e bëmë në një klub futbolli ‘Flamurtari’ dhe çdo gjë e zbukuruam me mundësitë tona. Por numri i dasmorëve ishte shumë i madh dhe kur vallëzohej kishte shumë dendësi brenda dhe ishte një lloj sikleti.

mihrije braha (5)

Një siklet tjetër ishte si po funksionon grupi muzikor, sepse ne kryesonim grupin, pastaj ne kishim bërë të gjitha përgatitjet që dasma të ishte tradicionale, por me shumë elemente që i kishim marrë nga Evropa dhe Amerika dhe e kishim përgatitur se si do futeshin vajzat dhe djemtë e rinj me trëndafila etj., gjëra që bëheshin për herë të parë në Prishtinë.

mihrije braha (4)

Dhe ishte gjithmonë ai shqetësimi a do të bëhet ashtu siç i kishim përgatitur neve. Në anën tjetër që ndodhnin ndoshta për herë të parë në dasmë” – rrëfeu Naimi.

mihrijje braha naim abazi (1)

Mihrija nga ana tjetër, shtoi:

mihrijje braha naim abazi (2)

Po, kënduam disa këngë bashkë. Thanë ‘kemi qejf të dëgjojmë nusen dhe dhëndrin duke kënduar’. Unë u hutova, ishte dhe momenti që nusja duhet të mbante dhe pak atë qëndrimin, edhe s’kisha dëgjuar asnjëherë dhe dëgjova si nuse e dëgjueshme dhe këndova me Naimin.

mihrije braha (6)

Ka qenë ndër pikat shumë interesante dhe shumë të dashura gjatë gjithë ceremonisë sonë. Kur kemi parë videon, na pëlqente shumë vetja dhe ishte kujtim shumë i bukur. Ishte një tabu, sepse nuk e dinim nëse kishte kënduar ndonjëherë një çift në dasmën e tyre”.

mihrije braha (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al